Një model 3D, i publikuar nga shkencëtarët finlandezë tregon se si vetëm një person, në supermarket, nëse kollitet dhe është i infektuar me COVID-19, grimcat e virusit përhapen dhe rrezikojnë edhe personat e tjerë. Rezultatet treguan se grimcat aerosol, që mbartin virusin, mund të qëndrojnë në ajër më gjatë nga sa mendohej fillimisht, deri në gjashtë minuta. Shkencëtarët këshillojnë që të shmanget sa më shumë qëndrimi në hapësirat e mbyllura ku ka shumë njerëz.




