ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime 8 hours ago
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri 8 hours ago
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 8 hours ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 8 hours ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mjeku shqiptar në Gjermania: Covid-19 po merr jetë, s’është ftohje

albnews by albnews
11 April, 2020
in Albania, Bota
0
Mjeku shqiptar në Gjermania: Covid-19 po merr jetë, s’është ftohje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Eksperti i shëndetësisë publike, Fahri Beqaj, i cili është edhe internist dhe punën prej 12 vitesh në Berlin, ka dhënë shifra të vdekjeve dhe rrezikut me të cilin po përballet njerëzimi si pasojë e koronavirusit. 

Ka thënë se COVID-19 nuk është ftohje siç po deklarojnë disa profesionistë shëndetësorë të cilët po flasin për këtë virus sikur të ishte diçka e zakonshme ndërkohë që përçditë po merr jetët e njerëzve.

RelatedPosts

E reja britanike humbi jetën gjatë zhytjes në Sarandë, Babai kërkon dënim maksimal për instruktorin

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Deri tash janë prekur afër 1.7 milion njerëz, prej të cilëve 102 mijë kanë vdekur ndërsa 377 mijë janë shëruar. Në Kosovë janë infektuar 250 njerëz, kanë vdekur 7 dhe janë shëruar 52.

“Të jesh mjek në Gjermani dhe të thuash sot që situata në Shqipëri e Kosovë kot po dramatizohet dhe masat e parandalimit janë të tepërta dhe duhet të largohen, është papërgjegjësi totale. Para së gjithash kur e din se çfarë masa parandaluese janë ndërmarrë në Gjermani dhe çfarë dënime të rrepta (deri në 25 mijë Euro) zbatohen nëse nuk rrespektohen këto masa të parandalimit”, ka shkruar Beqa.

1. Të jesh mjek dhe të deklarosh që COVID-19 është një “ftohje e zakonshme” është shumë joserioze dhe mungesë e njohurive. Fakt është që 90% e të infektuarve janë duke e kaluar lehtë, por fakt është poashtu që 5-10% të tjerët janë duke e zhvilluar një sëmundje të rëndë me pneumoni dhe ARDS (infeksion i mushkërive dhe sindromin akut te distresit respirator) dhe janë duke përfunduar në mjekim intensiv dhe në frymëmarrje artificiale apo të drejtuar. Megjithë mjekimin adekuat që po ju bëhet 2500 pacientë deri tani në Gjermani nuk kanë mbijetuar. Fakt është poashtu që Gjermania e ka rritur numrin e shtretërve intensiv dhe respiratorëve nga 28 mijë në 40 mijë. E bëri këtë për ftohjen e zakonshme? Natyrisht që JO.

2. Të jesh mjek në Gjermani dhe të thuash sot që situata në Shqipëri e Kosovë kot po dramatizohet dhe masat e parandalimit janë të tepërta dhe duhet të largohen, është papërgjegjësi totale. Para së gjithash kur e din se çfarë masa parandaluese janë ndërmarrë në Gjermani dhe çfarë dënime të rrepta (deri në 25 mijë Euro) zbatohen nëse nuk rrespektohen këto masa të parandalimit.

3. Të jesh mjek në Gjermani dhe të deklarosh që shkalla e mortalitetit është e vogël rreth 2% prandaj nuk duhet të brengosemi është poashtu inkompetencë dhe joseriozitet total, pasi që e para ne si mjek duhet të luftojmë për të shpëtuar secilën jetë. E dyta, 2% ndoshta duken pak për nga përqindja, por nëse e llogaritni në numër atëherë për shembull 2% në 2 milionë banorë sa ka përafërsisht Kosova nënkupton 40 mijë vdekje. Ky është një numër ekstrem i madh, marramendës nëse ndodh në një kohë të shkurtër 2 apo 3 mujore sa mund të zgjat periudha intensive e pandemisë.

4. Të jesh mjek dhe të deklarosh që nuk duhet të brengosemi sepse po vdesin vetëm të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje shoqëruese është skajshmërisht johumane dhe e pamoralshme, si ndaj këtyre kategorive ashtu edhe ndaj familjeve të tyre. Ne mjekët duhet ta kemi parasysh që pikërisht t’u ndihmojmë të sëmurëve është profesioni ynë. Për këtë edhe ekzistojnë spitalet e klinikat. E jo që të merremi me të shëndoshët. Secili pacient pa marrë parasysh a është i sëmurë kronik apo jo, i moshuar apo jo, ka të drejtë në mjekimin e duhur përfshirë edhe atë intensiv dhe me qasje në respiratorë nëse paraqitet nevoja.

5. Të jesh mjekë dhe të deklarosh që asnjë person pa sëmundje shoqëruese nuk sëmuret dhe nuk vdes është prapë papërgjegjësi dhe mungesë e njohurive. Ne mjekët më së miri e dijmë se sa me vonesë zbulohen disa sëmundje kronike si diabeti e semundjet kardiovaskulare te pacientët, sidomos te moshat mes 40-60 vjeç. Pacientët jetojnë më këto sëmundje pa i hetuar dhe pa i mjekuar. Prandaj edhe këta janë të rrezikuar që të zhvillojnë stadin e rëndë të sëmundjes e ndoshta edhe vdekjen nga COVID-19.

6. Të jesh mjek që flet për pandeminë COVID-19 duhesh poashtu tanimë të kesh njohuri që mbi 100 mjek e infermier në Itali kanë vdekur “nga kjo ftohja e zakonshme” duke ju ndihmuar pacientëve dhe duhesh edhe ti të jesh i kujdesshëm që të mos ndodh kjo edhe Ty, kolegë i nderuar.

Prandaj kur dalim në opinionin publik duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm se çka po flasim sepse çdo mesazh i gabuar mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e njerëzve.

Prandaj edhe më tutje vlen thirrja rrespektoni rregullat e parandalimit.

Kujdes, Shëndet e Suksese!

Dr. F. Beqa

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

4 November, 2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

4 November, 2025
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result