ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin 3 hours ago
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet 3 hours ago
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës 3 hours ago
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve 3 hours ago
David Beckham do të marrë titullin kalorës në Kështjellën Windsor 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ministria e Jashtme gjermane pranon pritjet e gjata për vizë

albnews by albnews
14 April, 2020
in Bota
0
Ministria e Jashtme gjermane pranon pritjet e gjata për vizë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Aktualisht dhjetëra mijëra vetë në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar për marrjen e një date për shtrimin e kërkesës për vizë në ambasadat gjermane në rajon. Më e vështirë paraqitet gjendja në Prishtinë.

Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung” të martën (14.04)në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar aktualisht dhjetëra mijëra vetë që të shtrojnë kërkesën për vizë me qëllim të shpërnguljes në Gjermani. Këtë e raporton gazeta duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Jashtme gjermane të ofruara me kërkesë të partisë E Majta. Sipas këtyre të dhënave, në ambasadat gjermane në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi e Serbi ka 192.263 regjistrime kërkesash për orar vize. Koha e pritjes për një datë për shtrimin e kërkesës për vizë sipas Ministrisë së Jashtme gjermane në shumicën e këtyre përfaqësive kap më shumë se një vit. Më e vështirë paraqitet gjendja në Prishtinë, sipas afp, ku në mars janë ofruar orare për njerëz që janë regjistruar në nëntor 2017.

RelatedPosts

I shërbeu gjithë jetën familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut

Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan

Reklama e John Lewis nis numërimin mbrapsht të Krishtlindjeve me melodinë e klasikut të klubeve të viteve ’90

Deutschland Berlin Auswärtiges Amt (Imago/STPP)

Ministria e Jashtme gjermane

E paqartë është ende, se si do të veprohet me datat e përcaktuara për kërkesën e vizës në bazë të Rregullores së Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore hyri në fuqi në vitin 2016 dhe do duhej të lehtësonte procedurat e vizës, por afati i saj merr fund më 31 dhjetor të këtij viti. Nuk dihet, nëse autoritetet gjermane do ta zgjasin edhe më tej këtë rregullore. Me kërkesë të partisë opozitare gjermane, E Majta, Ministria e Jashtme ka bërë të ditur, se “mbi mënyrën e veprimit për datat e mbetura pa trajtuar nga Rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të vendoset në një kohë të caktuar.”

Në tërësi numri i vizave të dhëna për qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor nga viti 2015 nga Ministria e Jashtme gjermane përcaktohet si “afër 65.000 në vitin 2019, më shumë se një trefishim.” Në rreth 27.300 raste janë dhënë viza pune. Kurse 8.600 raste janë refuzuar. Arsyeja e dytë më e shpeshtë për dhënien e vizës ka qenë bashkimi familjar.


albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

4 November, 2025
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

4 November, 2025
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

4 November, 2025
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result