Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se ai ka “autoritet të plotë” për të shfuqizuar vendimet e marra nga guvernatorët e shteteve për të lehtësuar kufizimet gjatë pandemisë së koronavirusit. “Kur dikush është president i Shteteve të Bashkuara, autoriteti është total”, tha Trump gjatë konferencës së shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Reporterët vunë në dyshim pohimin, duke pyetur atë: “Ju thatë që kur dikush është presidenti i Shteteve të Bashkuara, autoriteti është i plotë. Kjo nuk është e vërtetë. Kush ju tha?” Trump u përgjigj: “Ne do të shkruajmë për këtë”. Megjithëse pretendon se ai kishte autoritetin për të “diktuar” rregulloret e mbylljes së secilit shtet, Trump këmbënguli që ai ishte “duke komunikuar mirë me qeveritarët” dhe se është “i sigurt se nuk do të jetë problem”. (Reuters)