ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n 3 hours ago
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor 4 hours ago
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 5 hours ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 5 hours ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Veseli: Nëse sillemi kështu, Hale na tha – ju do ta vazhdoni vetë, ne shikojmë

albnews by albnews
11 March, 2019
in Kosova
0
Veseli në Prekaz: Kosova nuk i frikësohet askujt
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, gjatë takimit që ka pasur me liderët kosovarë të shtunën, ka thënë se SHBA-të dëshirojnë të kenë një involvim serioz në procesin e dialogut, ndërsa ua ka lexuar edhe një herë atyre letrën që kohë me parë e ka dërguar Presidenti Donald Trump, duke i nënvizuar disa fakte brenda saj.

Kështu ka pohuar kryeparlamentari Kadri Veseli, gjatë një interviste për Pista News, në të cilën ka shpalosur detaje nga ky takim.

RelatedPosts

Terroristët e Banjskës në stadium, Vuçiç shpërblen njerëzit e Radoiçiç që kërkohen në Kosovë

U dëmtua me Kosovën, Rrahmani humb ndeshjen në Champions ndaj Manchester City

Kritikat e Kurtit ndaj Kushtetueses, reagon ambasada gjermane: Politika të përmbahet nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale

“Ndihmëssekretari ka qenë shumë i qartë, shumë i drejtpërdrejtë dhe na ka pyetur, në fakt ka marrë letrën e Presidentit Trump dhe ka nënvizuar disa fakte, po tentoj të barti disa detaje nga takimi: Rast unik historik, edhe për sovranitetin e Kosovës. Tha cili do të jetë qëndrimi juaj, për faktin se SHBA-të dëshirojnë të kenë një involvim serioz, por po e potencoj Ndihmëssekretarin, por jo edhe të humbim kohë nëse nuk ka gatishmëri të Kosovës të marrë vendimmarrje. Ky ka qenë një qëndrim, i cili mund të konsiderohet në pjesën e parë një mesazh i jashtëzakonshëm për qëndrimin e SHBA-së që Kosova shkon në Dialog si shtet i pavarur dhe sovran dhe për njohje, por në të njëjtën kohë që përgjegjësinë e merrni ju – dëshironi të shkoni apo nuk dëshironi të shkoni?”, ka thënë Veseli.

Veseli, më tutje, ka folur edhe për çështjen e taksës, duke treguar se Nënsekretarit Hale ka pyetur nëse Kosova fiton duke e vendosur taksën si mjet bllokimi, apo duke shkuar në tavolinën e bisedimeve. “Tarifa është vendim i juaji si shtet i pavarur dhe sovran, por ju duhet të mendoni strategjikisht: fitoni duke e vendosur tarifën si mjet bllokimi, apo dëshironi që të shkoni në tavolinën e bisedimeve, të bartni qëndrimet të cilat i keni ju si shtet i pavarur dhe sovran, përfshirë edhe frikën për ndarje, ku qëndrim shumë i qartë nga Ndihmëssekretari edhe këtë herë ishte se SHBA-ja nuk preferon asnjë opsion të cilin nuk e preferojnë palët, apo dëshironi ta përdorni pjesën e tarifës si pretekst”.

Kryeparlamentari gjithashtu është shprehur se taksa ka qenë propozim i tij, i orientuar tërësisht ndaj Serbisë dhe ajo ka kuptim vetëm derisa drejtohet kundër Serbisë, por jo nëse kalon si qëndrim ndaj SHBA-ve.

“Tarifa ka kuptimin vetëm derisa drejtohet kundër Serbisë. E doni qëndrimin tim? Duhet edhe 1000 për qind t’ia bëjmë Serbisë, për vetë faktin se po krijon reaksion ndaj nesh se si na ka bllokuar, se si nuk ka korrektësi ndaj nesh. Por, në momentin kur të kalon qëndrim ndaj SHBA-së, unë, Partia Demokratike e Kosovës, ndërron qëndrim. Tani ne në këtë moment i kemi dy rrugë: një, t’i demonstrojmë vetvetes, por t’i demonstrojmë më shumë edhe partnerëve, se më Serbisë nuk kemi çka t’i demonstrojmë, dhe të bllokohemi në këtë proces. Pastaj, mund të vijmë në një situatë, siç tha Ndihmëssekretari, tha – ju do ta vazhdoni vetë, ne shikojmë. Bile, si me gjysmë shaka tha – nëse kemi interes kur bëheni ju gati, ndoshta vijmë, por ndoshta edhe nuk vijmë, i shohim interesat tona. Do të thotë, kjo është një situatë në të cilën jemi reale. Kemi një qëndrim, i cili është bukur i qartë nga partnerët tanë perëndimorë, dhe Kosova duhet të marrë vendimet si shtet i pavarur dhe sovran”, ka deklaruar Veseli.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

10 September, 2025
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

10 September, 2025
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result