Spanjë, arrin në 19130 numri i viktimave nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read

Spanja regjistroi sot 551 të vdekur në 24 orë si pasojë e pandemisë së COVID-19, një shifër në rritje të lehtë pas uljes së regjistruar dje, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në total 19 130 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri në vendin e tretë më të prekur në botë pas SHBA-së dhe Italisë.

Por, ky bilanc po kontestohet gjithnjë e më shumë, ndërkohë që autoritetet rajonale të Madridit dhe Katalonjës flasin për mijëra të vdekur të paregjistruar në bilancin kombëtar.

Share This Article