Agjencia Evropiane për Sigurinë Ajrore (EASA) vendosi sot që të ndalojë hapësirën evropiane për modelet “Boeing 737 MAX 8-9”, dy ditë pas rrëzimit të avionit të “Ethiopian Airlines”, njoftoi Agjencia Evropiane në faqen e saj të internetit.
Ajo njofton se “ka pezulluar duke filluar nga ora 19:00 GMT të gjitha fluturimet e këtij modeli si për vajtje edhe për ardhje, apo brenda BE-së, qoftë operatorë evropianë apo nga vende të treta”.
Agjencia thotë se në këtë mënyrë është duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e pasagjerëve të saj, pasi një numër i lartë vendesh europiume kanë ndaluar tashme hapësirën e tyre ajrore për modelet e gjigantit amerikan, ndërkohë që një numër kompanishë ajrore në të gjithë botën nuk i kanë ngritur në fluturim./ATSH/