ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 9 hours ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 10 hours ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 10 hours ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 10 hours ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 10 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Bundesliga shkruan: Kush është Rashica, lojtari që po i bën konkurrencë Messit e Mbappes?

albnews by albnews
18 April, 2020
in Show - Biz
0
Flet Rashica: Duhej ta kishim siguruar fitoren shumë më herët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Faqja zyrtare e Bundesligës e ka publikuar një artikull për Milot Rashicën e Kombëtares së Kosovës dhe Werder Bremenit, duke e krahasuar atë me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen.

Më poshtë mund ta lexoni artikullin e plotë:

RelatedPosts

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin/ FOTO

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Milot Rashica nuk ishte larg statistikave të Lionel Messit dhe Kylian Mbappes për gola të shënuara për minuta të luajtura gjatë vitit 2019, mirëpo çfarë tjetër duhet të dini për sulmuesin e Bremenit? Bundesliga.com i ka grumbulluar informatat kryesore.

Mosha: 23-vjeçar
Klubi: Werder Bremen
Pozita: Sulmues / Anësor
Vendi: Kosova (25 paraqitje, katër gola)

Statistikat kryesore

Rashica debutoi për klubin e tij të vendlindjes, KF Vushtrrinë në Kosovë. Ai debutoi si 16-vjeçar dhe vazhdoi duke i shënuar nënta gola në 21 paraqitje para se të transferohet në Holandë te Vitesse Arnheim në verën e vitit 2015.

Si fitues i sezonit 2013/14 të Superligës së Kosovës me Vushtrrinë, Rashica më vonë i ndihmoi Vitesse ta marrë kupën holandeze në fund të sezonit të tij të dytë me klubin. Kur i erdhi koha transferimit në Bremen në janar të vitit 2018, ai i kishte shënuar 15 gola dhe 24 asiste në 100 paraqitje në Holandë.

Rashiva debutoi për Bremenin në fitoren 2:1 kundër Schalkes më 3 shkurt të vitit 2018 dhe e shënoi golin e tij të parë një muaj më vonë, në fitoren 3:1 kundër Cologne. Megjithatë, ai u bë i njohur gjatë pjesës së dytë të sezonit me tetë golat dhe katër asistent e tij në 17 ndeshje.

Në nivelin ndërkombëtar, Rashica i kishte bërë disa paraqitje për ekipin e të rinjve të Shqipërisë dhe kishte luajtur edhe për ekipin e tyre të parë në dy ndeshje miqësore, para se t’i bashkohej zyrtarisht Kombëtares së Kosovës në vitin 2016. Ai debutoi në barazimin kundër Finlandës, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2018 dhe e shënoi golin e tij të parë në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Ishujve Faroe.

Luan si: Alexis Sanchez

A e keni ditur?

Rashica ishte në top pesëshe të lojtarëve për më së shumti gola të shënuara për minuta lojë në vitin 2019, në top pesë ligat e Evropës. Vetëm Mbappe i PSG-së, Messi i Barcelonës, Neymari i PSG-së dhe Sadio Mane i Liverpoolit kishin statistika më të mirë sesa shtatëshi i Bremenit.

Çfarë thuhet për të?

“Ai është njëri ndër lojtarët më të mirë në Bundesligë” – bashkëlojtari i Rashicës në Bremen, Theo Gebre Selassie.

“Miloti e ka bërë një hap të madh gjatë vitit të fundit. Ai ka shumë më shumë besim në vete dhe e bën shënimin e golave të duket si diçka e lehtë” – trajneri i Bremenit, Florian Kohfeldt.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result