​Limaj: Delegacioni shtetëror është unik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Delegacioni shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë është unik dhe nuk ka asnjë përçarje ose mospajtime për vizitën e fundit në Bruksel, ndërsa i vetmi problem mbetet vazhdimi i këtij procesi në Bruksel.

Kështu ka thënë bashkëkryesuesi i delegacionit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj pas takimit të drejtorit të përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe Richard Moore dhe delegacionit shtetëror për dialog.

Limaj tha se delegacioni britanik është njoftuar në lidhje me përgatitjet dhe përmbajtjen e platformës së miratuar në Kuvend për dialogun me Serbinë.

Sipas tij, qëndrimi i gjithë miqve të Kosovës është të gjendet rruga për t’i dhënë mundësi dialogut dhe të largohen pengesat ose taksa ndaj Serbisë, por qëndrimi i delegacionit shtetëror të Kosovës është që dialogu të vazhdojë pa kushte.

Bashkëkryesuesi tjetër i delegacionit shtetëror Shpend Ahmeti, tha se edhe Britania e ka bërë të qartë se ajo çka presin nga procesi i dialogut është njohja e Kosovës nga Serbia. Ndërsa, për mospajtimet e mundshme ndërmjet ekipit nagociator, tha se nuk mund ta kuptojë pse duhet të shkojnë në Bruksel 6 anëtarë.

Edhe Ahmeti ndër të tjera tha se për Brukselin vazhdohet të përmendet tërë kohën taksa si penguese e dialogut. Sipas tij, koalicioni qeverisës ka një detyrë të marrë një qëndrim të përbashkët rreth kësaj çështje, pasi ajo po e dëmton shumë Kosovën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply