• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 5, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
DW/ Kthehen kufijtë në Europë

DW/ Kthehen kufijtë në Europë

by albnews
27 April, 2022
in Bota, Coronavirus
0
8
VIEWS

Virusi Corona ka bërë që globalizimi të ndalojë. Kriza e shkaktuar nga SARS-CoV-2. është duke treguar sa e fragmentarizuar është tani Europa, jo vetëm midis vendeve por edhe midis brezave dhe klasave.


Gjëja më e çuditshme rreth pandemisë së virusit corona është, se na tregoi sa e lehtë është të kthesh mbrapsht kufijtë. Metafora e internetit, i cili është duke u përdorur më shumë se kurrë është se vetëm me një klikë të mausit, vendet vendosën njëri pas tjetrit kufijtë mbrojtës. Sepse turizmi ka vdekur, tregtia është zvogëluar shumë, këmbimet në bursë kanë shkaktuar humbje trilionash dhe vetë globalizimi është vendosur në gjendje pushimi.

Qindramijëra punonjës migrantë janë kthyer në Bullgari, Serbi dhe Rumani, duke u mirëpritur me ndjenja të përziera. Nga njëra anë thirrja “na sillni fëmijët” ka qenë një ankesë konstante e dekadave të fundit, sipas motos secili në vendin që i takon! Nga ana tjetër, për të kthyerit nuk ka vende pune, sidomos gjatë kohës së krizës. Kështu që ekonomive kombëtare do u mungojnë shumë remitancat, që punëtorët migrantë kanë pas dërguar në atdhe.

Ceremonitë e mirëseardhjes në atdhe konsistojnë me karantina të mërzishme, të aplikuara për të ardhurit nga jashtë përzier me ndjenjën e të zënit në çark, prej nga të cilës nuk ke ku të luash, një përvojë që njerëzit në komunizëm e njohin mirë.

Largimi i trurit vazhdon

Ndërkohë, personeli mjekësor eksportohet në drejtim të perëndimit për të ndihmuar vendet si Austria dhe Britania e Madhe. Disa mendojnë se kjo është skandaloze dhe se punonjësit e mjekësisë nevojiten tani më shumë se kurrë, por të tjerët thonë se Europa Lindore është më pak e prekur nga Corona dhe se ky është momenti kur duhet treguar solidariteti (duke dërguar mbase edhe para në shtëpi).

Kufiri i ri midis Lindjes dhe Perëndimit ka dimensionin e tij mjekësor. Sipas një teorie, një vaksinë e veçantë kundër tuberkulozit, që ka qenë e detyrueshme në vendet socialiste mund të ketë efekt mbrojtës ndaj virusit corona. Krahasimet midis ish-Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore janë duke u bërë. Kurse, sipas një qëndrimi tjetër më cinik, sëmundja e re mund të jetë çmimi që duhet paguar për sistemin më të mirë shëndetësor të Perëndimit, i cili i mban njerëzit në jetë për një kohë më të gjatë. Dy vendet, si Spanja edhe Italia kanë moshën më të lartë mesatare të jetëgjatësisë, prej 83 vjeçësh, duke patur edhe nivelin më të lartë të vdekjeve.

Coronavirus | Liebe | Paar | Deutschland | Schweiz | Grenze (Reuters/A. Wiegmann)

Dashuria në kohën e Coronës

Rritje paradoksale e mbështetjes

Populistët, si puna e Trumpit, të cilët e mbështesin politikën e tyre në ideologji antiglobaliste të vendosjes së kufijve, janë duke brohoritur me çfarë po ndodh. Të tjerët, si puna e Orbanit janë duke shfrytëzuar krizën për të vendosur rregulla autoritare. Të gjithë politikanët janë duke marrë pikë nëpër sondazhe, në bazë të pyetjes a e manaxhojnë mirë krizën, apo jo. Merkel, por edhe Trump, Conte si dhe Moon Jae-in. Ne e dimë se në kohë krizash qytetarët mbështeten tek liderë të tjerë. Mbështetja e tyre do të bjerë kur të jetë kapërcyer kriza, dhe nuk do të vazhdojë deri në fund të saj

Por, kufijtë duket se janë duke përçarë vetë rrjetin nacional. Episodet raciste me njerëz që duken si aziatikë të ndodhura në Perëndim, mund të jenë preludi i asaj që mund të pasojë. Në Bullgari dëgjohen zëra që thonë se duhen bllokuar getot e romëve, kur mendohet se do të rritet infeksioni, duke supozuar si gjithnjë, kur neveria raciste kombinohet me argumenta pseudo- shkencore. Nëse ndodh kjo, vendet e Ballkanit do të jenë të lumtura të ndjekin shembullin.

Ivaylo Ditchev, Professor für Kulturanthropologie an der Universität Sofia (picture-alliance/NurPhoto/M. Fludra)

Autori Ivaylo Ditchev

Në kërkim të kokës së turkut

Matteo Salvini, ish-ministri i Brendshëm italian, ia vuri fajin e virusit migrantëve afrikanë, megjithëse është e qartë se virusi është përhapur më shumë prej turistëve dhe elitave të tyre globale, se sa nga popullsia e varfër në fshatra. Vetë emri i sëmundjes, i përdorur që nga njerëzit në rrugë deri tek presidenti amerikan, ka në vetvete etnizimin: “virusi kinez” është përhapur për shkak të armiqve tanë, ngrënësve të lakuriqve të natës, dhe nuk ka aspak të bëjë me ne vetë.

Kufiri më shqetësues, është ai i padukshmi, është vendosur midis brezave. Sëmundja vë për fat të keq përballë njëri tjetrit të rinj dhe të moshuar, kur këta të fundit rrezikohen më seriozisht prej tij. Kjo nxit përshtypjen se ekonomia botërore është duke sakrifikuar për të shpëtuar jetën e njerëzve, të cilët sidoqoftë janë damkosur të vdesin pas pak kohe. A nuk do të ishte më mirë t’i mbyllje ata diku në ndonjë vend dhe të lije të tjerët të sigurojnë “imunitetin e turmës”?

BdTD Deutschland Grenze Konstanz und Kreuzlingen mit Abstandszaun zur Schweiz (picture-alliance/dpa/F. Kästle)

Kufiri Gjermano- Zvicerian

Riformulim i paktit midis brezave

Disa vendime duket se është e pamundur të merren tani. Megjithatë, duhet bërë thirrje për riformulimin e paktit midis brezave: konsideratat etike sfidohen nga të dhënat cilësore brutale. Shpenzimet për shëndetin e njerëzve të moshës mbi 65 vjeçare në BE janë gati tre herë më të larta se shpenzimet në grupmoshat e mëparshme. Kjo bën që të moshuarit të shihen si kërcënim në rritje për sistemin e pensioneve, sepse gjithnjë e më pak të rinj futen për të zëvendësuar ata që dalin në pension; për vdekshmërinë e ulët e ka fajin brezi i baby-boomer (shumë i vogël ky në Europën Lindore).

Disa flasin për bombën me sahat të pensioneve, për mungesën në gjithë botën të 400 trilionë dollarëve në vitin 2050, gjë që sigurisht do të bëjë që ekonomia të shkatërrohet, dhe të mos jetë më siç e njohim ne.

Lufta e klasave në horizont?

Dhe mbase ky nuk do të jetë fundi. Ne mund të shohim rritje të konfliktit të klasave, midis të pasurve dhe të varfërve. Tensionet midis botës së industrializuar dhe botës në zhvillim. Midis partive demokratike dhe atyre autoritare…

Kufijtë u shqafën sërish papritur në Europë. A mund të shpresojmë që do të zhduken brenda natës, ashtu siç u vendosën?

AUTOR: Ivaylo Ditchev

Previous Post

Yje të muzikës në koncert gjigant bamirës Corona

Next Post

Mjeku: Radioaktiviteti vret virusin. Çfarë di Rusia? Pse Çernobili po digjet sërish?

albnews

albnews

Related Posts

Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë
Bota

Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor
Bota

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë
Bota

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

4 July, 2025
Next Post
Mjeku: Radioaktiviteti vret virusin. Çfarë di Rusia? Pse Çernobili po digjet sërish?

Mjeku: Radioaktiviteti vret virusin. Çfarë di Rusia? Pse Çernobili po digjet sërish?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5067 shares
    Share 2027 Tweet 1267
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2540 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1951 shares
    Share 780 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM