Këtë të diel, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës është vendosur flamuri i Bashkimit Evropian, si shenjë solidarizimi për viktimat dhe të infektuarit me koronavirus në BE.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter.
Ai ka thënë se me mbi 800 mijë të infektuar dhe më shumë se 70 mijë vdekje, sonte Kosova shpreh solidaritet me Bashkimin Evropian.
“Gjatë kësaj krize shëndetësore BE ka zotuar ndihmë në vlerë prej 5.2 milionë euro për të luftuar COVID-19 dhe 63 milionë euro për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik të shkaktuar nga virusi Corona”, ka shkruar ai.
Më herët në të njëjtën mënyrë Kosova është solidarizuar edhe me Italinë dhe SHBA-në.Albin Kurti@albinkurti
With over 800,000 infected & 70,000 deaths, tonight #Kosova expresses its solidarity with the #EU.
In this health crisis, the EU has committed 5.2 million to combat #COVID19 and 63 million € to ease the socio-economic impact caused by the #coronavirus in Kosova.#WeStandTogether