ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës 2 hours ago
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit 2 hours ago
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 5 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 5 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

DW: Koronavirusi nuk do të dëmtoj buxhetin gjerman

albnews by albnews
20 April, 2020
in Bota
0
DW: Koronavirusi nuk do të dëmtoj buxhetin gjerman
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Po të nisë punën ekonomia pas mbylljes, Gjermanisë mund të mos i duhen më shumë borxhe, tha ministri gjerman i Financave. Por disa nga ata që fitojnë më shumë mund të përballen me faturë më të lartë tatimore, shtoi ai.

Gjermania do të jetë në gjendje ta kompensojë borxhin e krijuar për të menaxhuar pandeminë e virusit Corona, po të përmirësohet ekonomia në gjysmën e dytë të vitit, tha Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz në një intervistë, botuar të dielën.

RelatedPosts

Pse socialisti Mamdani që sfidoi Trump, nuk mund të bëhet kurrë president i SHBA?

Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

Scholz nuk e përjashtoi krejtësisht mundësinë e marrjes së një borxhi shtesë përtej 156 miliardë eurove, që u miratua nga parlamenti gjerman në fund të marsit. Por ai i tha gazetës Welt am Sonntag se kjo mund të mos jetë e nevojshme “po të arrijmë ta lëvizim kurbën ekonomike për lart në gjysmën e dytë të vitit “. Gjithsesi, shtoi ai, është “shumë herët për të dhënë sinjalin e hapjes së plotë”, megjithë uljen e ritmit të infeksionit.

Parlamenti Federal e ngriti tavanin e borxhit të Gjermanisë, duke e lejuar qeverinë federale të huazojë rreth 100 miliardë euro më shumë se e zakonshmja për të luftuar krizën dhe për të zvogëluar ndikimin në punëtorët dhe bizneset në Gjermani.

Gastronomia në krizë

Shpenzimet e reja kanë për qëllim financimin e kujdesit shëndetësor të vendit dhe ndihmën për sipërmarrjet që rrezikojnë të mos paguajnë dot kreditë e tyre. Dehoga, një shoqatë e hoteleve dhe restoranteve gjermane, tha se 70.000 hotele e restorante mund të falimentojnë për shkak të efekteve të virusit Corona. “Na u desh të parëve të mbylleshim, dhe ne do të jemi ata që do të vuajnë më gjatë”, tha kryetarja e shoqatës Ingrid Hartges për Bild am Sonntag. “Pa mbështetje shtesë shtetërore, një në tre institucione përballet me falimentimin.” Restorantet dhe bizneset e tjera të goditura nga kufizimet e distancimit social për shkak të virusit Corona mund të marrin mbështetjen e shtetit.

Taksa më të larta për ata që fitojnë më shumë

Scholzi tha gjithashtu se ata që kanë të ardhura më të larta mund të përballen me taksa më të mëdha pas krizës, për të balancuar nivelin e lartë të mbështetjes shtetërore të mundësuar nga sistemi i mirëqenies sociale të vendit.

Scholz-i tha se Partia e tij Socialdemokrate (SPD), në koalicion të madh me konservatorët e Kancelares Angela Merkel, ka mbajtur prej kohësh qëndrimin që grupet me të ardhura më të ulëta mund të ndihmohen, po të paguajnë më shumë taksa shtetasit me të ardhura të larta. Një taksim i tillë duhet të jetë “korrekt dhe i drejtë”, tha ai.

Por Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier e hodhi poshtë thirrjen për taksa më të larta. “Diskutimet nga individë për rritjen e taksave për njerëz të caktuar, grupe ose për degë janë të gabuara dhe të dëmshme,” i tha ai gazetës Bild am Sonntag. “Ne duhet të jemi të kursyer dhe askujt nuk do t’i duhet të paguajë taksa më të larta.”

Stimulimi post-virus

Qeveria gjithashtu do të shikojë të ofrojë stimuj ekonomikë në fund të bllokimit prej virusit Corona, i cili ka mbyllur bizneset dhe mban njerëzit në shtëpi. “Kur të jetë koha e duhur, ne do të përgatisim masa për të stimuluar përsëri biznesin,” tha Scholz-i. “Ata duhet të jenë ashtu siç do t’i imagjinonin ekonomistët – me objektiv, të mjaftueshme për qëllimin dhe të kufizuara në kohë”. “Gjithashtu, ne do t’i mbajmë sytë të fiksuar në modernizimin e vendit tonë, siç në zvogëlimin e emetimeve të dioksidit të karbonit, zgjerimin e mobilitetit elektrik dhe digjitalizimin”./DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

5 November, 2025
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

5 November, 2025
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result