Presidenti francez, Emmanuel Macron rikujtoi sot se marrëveshja mbi largimin e arritur mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për Brexit nuk është e negociueshme dhe ftoi drejtuesit britanikë që të dalin nga kriza.
“Situata është e thjeshtë, marrëveshja e largimit nuk është e negociueshme”, deklaroi shefi francez i shtetit gjatë një konference për shtyp në krahë të homologut të tij kenian, Uhuru Kenyatta në Nairobi ku ndodhet për një vizitë zyrtare, shkruan TASH.
Deklaratat e presidentit francez erdhën një ditë pas kundërshtimit për herë të dytë nga Parlamenti britanik të marrëveshjes së arritur mes Londrës dhe Brukselit në lidhje me Brexit.