Lajmet e mira janë se kjo periudhë e vështirë ka fund dhe bashkë do të arrijmë që ta tejkalojmë, kështu shkroi në profilin e tij në Facebook ministri i shëndetësisë Fenko Filipçe. , derisa ndau informatën se 200 persona tashmë janë shëruar nga koronavirusi.
“Gëzohem për të gjithë pacientët e shëruar, për familjet e tyre dhe të afërmit e tyre. Shpresoj se gjithnjë e më shumë do të dëgjojmë lajme të mira. Falënderim deri tek personeli mjekësor të cilët dhanë gjithçka prej vetës që të ndihmojnë pacientët. Falënderim edhe për pacientët dhe familjet e tyre për bashkëpunimin, disiplinën dhe durimin”, shkroi në FB, Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë./Alsat/