ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 8 minutes ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 11 minutes ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 14 minutes ago
Ministri i Jashtëm iranian: Materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të dëmtuara nga lufta me Izraelin 17 minutes ago
Shumica në Gjykatën Supreme të Brazilit voton për dënimin e Bolsonaros për tentativë grushti shteti 19 minutes ago
Next
Prev
Home UK

Publikohen bisedat e Harry-t me babain e Meghan

albnews by albnews
21 April, 2020
in UK
0
Publikohen bisedat e Harry-t me babain e Meghan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dokumentat e dorëzuar në emër të Dukeshës së Sussex vërtetojnë se Princ Harry i dërgoi disa mesazhe Thomas Markle më 14 maj – shkurtimisht pasi Thomas njoftoi se s’do të ishte i pranishëm në dasmën e tyre më 19 maj.

Harry i tha se ai dhe Meghan nuk i mbanin mëri që s’do të vinte në dasmë. Më 14 maj 2018, Princ Harry i shkruajti: “Tom, Harry jam sërish! Kam vërtet nevojë të flas me ty. Nuk ke pse kërkon falje, i kuptojmë rrethanat, por nëse e bën publike këtë gjë, thjesht do të përkeqësosh gjendjen.

RelatedPosts

Shkarkohet ambasadori i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara

Starmer nĂ«n presion tĂ« ri pĂ«r tĂ« shkarkuar Mandelsonin, ndĂ«rsa deputeti pretendon se partia parlamentare Ă«shtĂ« ‘100% kundĂ«r qĂ«ndrimit tĂ« tij’

Deputetët e majtë kërkojnë që reformat të hidhen në koshin e plehrave në luftën e re civile të Partisë Laburiste kundër migracionit.

“Nëse e do Meghan dhe do të rregullosh punët me të, të lutem më telefono. Janë dy mundësi të tjera që nuk përfshijnë median, që padashje shkaktoi këtë situatë. Të lutem, më telefono që ta shpjegoj. Unë dhe Meg nuk jemi të nevrikosur, thjesht duhet të flasim me ty. Faleminderit,” shkruajti ai. Mesazhet u publikuan si pjesë e padisë së Dukeshës së Sussex kundër Associated Newspapers, që boton Mail on Sunday, për cënim të privatësisë dhe shkelje të të drejtës së autorit pasi gazeta publikoi pjesë të një letre që Meghan i kishte shkruar të atit, dërguar pak kohë pas dasmës me princin.

Sipas gazetës, Meghan i ishte ankuar të atit sepse ai s’i kthente përgjigje tentativave të saj për kontakt. Veprimet e tij “i thyen zemrën në një milion copa.”

Artikulli origjinalë në Mail on Sunday përfshinte edhe aludime nga Thomas Markle. Sipas tij, ai është përpjekur disa herë për të rregulluar marrëdhënien. Avokatët e Dukeshës thanë se mesazhet u publikuan për të dëshmuar realitetin, që dallon rrënjësisht nga rrëfimet e Thomas Markle. Në një tjetër mesazh, Harry i shkruan Thomas: “Nëse i përgjigjesh shtypit, për çfarëdolloj gjëje, do të përfundojë keq. Më beso Tom. Vetëm ne mund të të ndihmojmë, si të kemi ndihmuar që nga fillimi.”

Thomas nuk iu përgjigj Harry-t, por publikoi një deklaratë në TMZ dhe njoftoi se kishte përfunduar në spital pas një infarkti. Një ditë më vonë, më 15 maj, Meghan i shkruajti të atit: “Të kam telefonuar gjithë fundjavën dhe s’i je përgjigjur asnjërës. Jam shumë e shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë tënde. Kemi marrë masa për të të mbrojtur, por s’e di ç’mund të bëj më shumë nëse ti s’më kthen përgjigje. A ke nevojë për ndihmë? A mund të dërgojmë një tjetër ekip truprojash? Më vjen shumë keq që je në spital, por të lutem na shkruaj. Ku ndodhesh?”

Meghan i shkruajti sërish dhjetë minuta më vonë për t’i thënë se i kishin dërguar një ekip truprojash për t’u kujdesur për të, por Thomas i refuzoi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut

Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut

11 September, 2025
Ministri i Jashtëm iranian: Materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të dëmtuara nga lufta me Izraelin

Ministri i Jashtëm iranian: Materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të dëmtuara nga lufta me Izraelin

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result