Organizata Botërore e Shëndetit ka qenë në pararojë të përgjigjes globale ndaj sëmundjeve të reja dhe me rezultate të ndryshme. Ajo u përshëndet për mënyrën si e trajtoi Sarsin, por edhe përballjen për trajtimin e Ebolas. Tani, me sfidën e saj Akoma më të madhe, është përsëri në pararojë ndërsa Donald Trump kërcënon të tërheqë fondet.
Kur Donald Trump njoftoi se do pezullonte fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit, menjëherë e vuri në rrezik të ardhmen e trupit të OKB. Presidenti amerikan akuzoi OBSH se ishte shumë afër Kinës dhe mbuloi përhapjen e Covid-19. Por, gazetari Stephen Buranyi i thotë Anushka Asthana, në një intervistë për The Guardian se faktet nuk lidhen me versionin e ngjarjeve të Trump. Në janar, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi emergjencën dhe që nga ajo kohë u ka thënë urgjentisht 194 anëtarëve të saj “të testojnë, testojnë, testojnë” si e vetmja rrugëdalje nga kriza.
Si një organ pa fuqi zyrtare për të sanksionuar anëtarët e tij, OBSH mbështetet në efektivitetin e drejtuesit të saj. Në të kaluarën OBSH ka çuar në rezultate të përziera: shembullore në luftën kundër Sars, por e kritikuar rëndë për përgjigjen e saj ndaj Ebola. Por, ndërsa OBSH përballet me krizën e saj më të madhe, e ardhmja e saj tani është po aq e pasigurt sa kurrë. (The Guardian)