Rama: Javën e ardhshme do të rrisim orarin në Pazar dhe do të hapim shërbimin taksi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Javën e ardhshme do e rrisim orarin për pazar dhe do hapim dhe rrugët ndërqytetëse për taksitë. Nga një qytet në tjetrin”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për sa i përket lirimit të masave shtrënguese për situatën e Covid-19.

“Imponimi i rregullave duhet të vazhdojë se ndryshe humbet çdo vlerë. E di që ju kanë lodhur lejet e kufizimet por kjo është edhe një dhimbje koke edhe për mua. Javën  e ardhshme do të rrisim orarin në Pazar dhe do të hapim shërbimin taksi. Nga një qytet në tjetrin.

Nga e hëna 4 Maj do të lehtësojmë lëvizjen brenda qyteteve me këmbë e makinë. Jo vetëm makinat që duan të shkojnë në punë. Do të hapim edhe bllokun e tretë të bizneseve. Prandaj edhe pak durim. Hapja do të garantohet me rregull, bizneset do ta mbajnë këtë vërtetim në “e Albania”. Në fund të ditës këto leje e autorizim duhen për të garantuar shëndetin e gjithsecilit.” tha Rama.

Share This Article