Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e 20 796 personave në Francë, që nga fillimi i marsit, përfshirë 531 vdekje të reja të regjistruara që nga e hëna, por presioni në spitale po lehtësohet gradualisht, njoftoi sot Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon.
“Në total, 12 900 njerëz kanë vdekur në spitale, 387 më shumë që nga e hëna dhe 7 896 në azilet e pleqve dhe institucione të tjera mjeko-sociale (+144)”, tha Salomon gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp.
Megjithatë, numri i personave të shtruar në spitale dhe në kujdesin intensiv vazhdon rënien e tij të ngadaltë