Ky është momenti prekës kur një qytetare italiane lë spitalin pasi arriti të mposhtë koronavirusin.
Ajo është pacientja më e moshuar e cila është shëruar në Siçili. Më datë 28 mars, pacientja festoi 100 vjetorin në spital.
Stafi mjekësor i Poliklinikës së Messinas e përcollën atë drejt daljes me duartrokitje në formë respekti.
Gjithashtu ata shprehen se i gjithë ekipi mjekësor ishte në festë pasi arriti që t;i shpëtonte jetën.