Në mes të muajit mars në celularët e miliona amerikanëve mbërriti një mesazh që ngrinte alarmin e izolimit të plotë të vendit nga administrata Trump. Pas disa kohë hetimesh, agjencitë e zbulimit e drejtuan gishtin nga Kina për këtë mesazh të rremë. Gjithashtu sekretari i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Partinë Komuniste të Kinës se i fshehu OBSh-së shpërthimin e koronavirusit.
Agjencitë amerikane të zbulimit kanë drejtuar gishtin nga Kina për përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me izolimin e vendit nga presidenti Donald Trump. Sipas gaztës New York Times, mesazhet u përhapën me shpejtësi tek miliona amerikanë në mes të muajit mars.
“Shpërndani mesazhi: Administrata Trump do të izolojë të gjithë vendin”, thuhej në mesazhet e identifikuara nga agjencitë e zbulimit. Ky mesazh u përhap me shpejtësi brenda 48 orëve gjë që në atë kohë nxiti Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së të përgënjeshtrojë lajmet.
Që prej asaj vale paniku, gjashtë zyrtarë amerikanë identifikuan agjentët kinezë si shpërndarës së këtyre mesazheve. Mësohet gjithashtu se teknikat e shpërndarjes në telefonat e miliona amerikanëve nuk ishin parë ndonjëherë.
Kjo i nxiti agjencitë e zbulimit për të evidentuar mënyrat e reja me të cilat vepron Kina, Rusia apo vendet e tjera, thekson New York Times. Nuk besohet se agjentët kinezë e krijuan mesazhin, por ata e përhapën atë me shpejtësi.
Akuza ndaj Kinës, kësaj here publikisht, lëshoi edhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Duke folur përpara gazetarëve të mërkurën, Pompeo akuzoi Partinë Komuniste të Kinës për fshehjen e shpërthimit të koronavirusit ndaj OBSh-së
Popeo tha se Kina nuk raporti rastet e transmetimit të virusit nga njeriu tek njeri dhe gjithashtu tha se deri tani nga vendi ku filloi epidemia nuk ka dalë asnjë mostër e virusit.