ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime 2 hours ago
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri 2 hours ago
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 2 hours ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 2 hours ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Hoxha: Presim arrestimin e Radojçiqit

albnews by albnews
15 March, 2019
in Kosova
0
Hoxha: Presim arrestimin e Radojçiqit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një reagim ndaj deklaratave të Marko Gjuriq, Sylë Hoxha nga Prokuroria Speciale thotë se nuk merren me deklarata politike dhe se janë duke kryer hetime. Hoxha ka thënë se po pret nga Policia e Kosovës ta arrestojë Milan Radojçiqin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre serbe për Kosovën”, Marko Gjuriq, pretendon se pas vrasjes së liderit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, qëndron presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Këtë e ka thënë Gjuriq, duke u mbështetur në informacionin e “saktë” të marrë nga organet hetimore serbe.

RelatedPosts

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

Kosovë/ Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë

PDK del me qëndrim, s’ka votë as për Konjufcën: Siç dështoi Kurti, do të dështojë çdo përpjekje tjetër

Prokurori Special, Sylë Hoxha, ka thënë për Express se Prokuroria është duke kryer hetime dhe po presin rezultat nga policia për kapjen e Milan Radojçiqit. E për këto deklarata të liderëve serbë, ai tha se janë politike.

“Këto deklarata janë politike. Ne jemi duke kryer hetime dhe nuk merremi me këto deklarata politike”, ka thënë Hoxha për Express.

Ai tha se, pas lëshimit të urdhërarrestit për Milan Radojçiqin, tash po presin rezultat nga Policia e Kosovës.

“Milan Radojçiq ka urdhër arrest, po presim rezultate prej policisë”, ka thënë prokurori për Express.

Si vendasi i tij, nuk ka menduar edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai për pak ishte në gjendje ta pranojë se vrasjen e Oliver Ivanoviqit e kanë kryer serbët. Madje, kishte thënë se kur të zbulohet e vërteta, serbët do të tronditen.

Në janar të këtij viti, Vuçiq për herë të parë e kishte pranuar se Oliver Ivanoviqin ka mundur ta vrasë një serb, por këtë e kishte lënë me kaq, sepse kurrë nuk foli më për këtë rast.

Në anën tjerët, Kosova, tashmë ka nisur hetime dhe ka kryer arrestime lidhur me këtë rast. I dyshuari kryesor për këtë vepër është Milan Radojçiq, i cili është në arrati.

Në nëntor të vitit të kaluar, Kosova kishte arrestuar Dragisha Markoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, Sasha Gjuriq, Marko Rashiq, Neselko Spasojeviq, gjithashtu pjesëtar i PK-së.

Por, nuk arriti të kapej edhe Milan Radojçiq, i cili ende po kërkohet nga Kosova pasi akuzohet për këtë krim.

Oliver Ivanoviq u vra më gjashtë plumba, mëngjesin e të martës së 16 janarit, derisa po shkonte me këmbë në zyrën e partisë së tij SDP në veri të Mitrovicës.

Ivanoviq, menjëherë pas lufte u bë politikani serb më i pranueshëm nga shqiptarët e Kosovës. Me vite të tëra, serbi i lindur në Deçan, habiste shqiptarët dhe serbët në të njëjtën kohë, deri kur ndaj tij,  EULEX ngriti aktakuzën për krime lufte dhe vrasjen e 49 shqiptarëve, përfshirë 20 viktimat e lagjes së Kovaçëve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

4 November, 2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

4 November, 2025
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result