Një studim i kryer nga Universiteti Huachong i Shkencës dhe Teknologjisë në Wuhan paralajmëroi dy simptoma të reja dhe të buta që mund të jenë një shenjë e koronavirusit.
Studiuesit vëzhguan 214 pacientë me Covid-19 dhe u përqendruan në simptomat fillestare të sëmundjes.
Rezultatet treguan se rreth 36 për qind pësuan një lloj simptomash neurologjike përfshirë dhimbje koke dhe marramendje.
Dhimbje muskulore si dhe tension nervor janë raportuar gjithashtu në disa pacientë.
Në disa raste, këto simptoma janë përshkruar përveç simptomave të frymëmarrjes që përfshijnë kollë dhe ethe, ndërsa në raste të tjera pacientët përjetuan vetëm simptoma neurologjike.
“Disa pacientë pa simptoma karakteristike (ethe, kollë dhe diarre) erdhën në spital vetëm me manifestime neurologjike“, tha drejtuesi i kërkimit Ling Mao.
“Prandaj, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë manifestimeve neurologjike për pacientët me COVID-19, veçanërisht ato me infeksione të rënda sepse ato mund të kenë kontribuar në vdekjen e tyre“, shtoi Mao.
Një numër simptomash të tjera janë raportuar gjithashtu javët e fundit, përfshirë dhimbje testikulare dhe një ndjesi të pazakontë të “ndjesi shpimi gjilpërash ose rrjedhjeje” në lëkurë.