Autoritetet e larta britanike u paralajmëruan për rrezikun e coronavirusit vitin e kaluar dhe u ishte thënë atyre që të depozitojnë pajisje mbrojtëse personale, ka zbuluar një dokument i rrjedhur nga mediat britanike.
Dokumenti i detajuar i Zyrës së Kabinetit pretendoi se një pandemi mund të kushtojë dhjetëra mijëra jetë dhe kërkoi “kapacitete shtesë” për ta mbajtur kombin të sigurt.
Dokumenti zbulon se Qeverisë iu tha që të grumbullojë pajisje mbrojtëse personale, të vendosë gjurmimin e kontaktit dhe të hartojë plane për të menaxhuar një rritje të vdekjeve.
Qeveria u paralajmërua gjithashtu të bënte plane për të ndihmuar britanikët jashtë vendit, duke i rikthyer ata si përparësi.
Një nga ata që u nënshkrua në “Vlerësimin e Riskut të Sigurisë Kombëtare të vitit 2019” ishte Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i Qeverisë.
Dhe sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, dokumenti thoshte:
- Një pandemi do të ishte e pranishme deri në “tri faza”.
- 50 për qind e popullsisë do të infektohej.
- Një pandemi e virulencës së moderuar mund të çojë në 65,600 vdekje.
- Kostoja e mundshme për Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë 2,35 trilionë funte.
- Mund të duhen vite me radhë që shërbimet shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror të shërohen.
- Do të kishte zemërim publik nëse dukej sikur Qeveria po e trajtonte atë keq.
Një dokument i tillë publikohet ndërsa numri i vdekjeve në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar nga coronavirusi shkon drejt 20,000.
Gjithsesi, sipas The Sun, është e paqartë nëse Theresa May apo Boris Johnson ishin Kryeministër kur dokumenti u paraqit.
Por siç thuhet më tej, në më shumë se 600 faqe, aty përmendet në mënyrë specifike një shpërthim i coronavirusit duke përmendur Sars dhe Mers