Shqipëri, shkon në 28 numri i viktimave

albnews
By
1 Min Read

Ka ndërruar jetë edhe një pacient tjetër i infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Pacienti ishte i shtruar disa javë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Viktima është një 60 vjeçar nga Tirana.

Ndërkohë, ka shkuar në 28 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Viktima kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, si diabet dhe hipertension.

60 vjeçari ishte shtruar më herët në Sanatorium, por u transferua në spitalin Infektiv dhe më pas sërish tek COVID 2, pasi gjendja e tij u rëndua.

Share This Article