Trump: SHBA do të bëjë 5 milion teste në ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy nga arsyet që SHBA kanë një numër kaq të lartë të rasteve të konfirmuara me koronavirus është popullata e madhe (rreth 330 milion), dhe numri i madh i testeve që po kryhen. Shtetet e Bashkuara kanë kryer rreth 5.7 milion teste gjatë dy muajve të fundit sipas projektit të gjurmimit të Covid-19.

Kjo shifër tingëllon mjaft e lartë, por sipas të dhënave të botuara nga ‘Our World in Data’, SHBA kishte kryer 16.3 teste për 1.000 persona duke u renditur pas Italisë me 30.6 teste për 1.000 persona.

Presidenti Donald Trump tha se së shpejti Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë 5 milion teste në ditë. Sidoqoftë, parashikimi i tij duket optimist. Raportet thonë se SHBA aktualisht po teston rreth 200,000 njerëz në ditë.

Qasja e testimit ndryshon nga njëri shtet në tjetrin në SHBA, prandaj akoma nuk është e qartë se kush klasifikohet për tu testuar.

Share This Article