Kruja është kthyer në një vatër të nxehtë të shfaqjes së rasteve të rejat të infektuarve me Covid 19, ku si shkak kryesor i përhapjes janë fasoneritë.
Tetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë në Krujë duke e çuar në 113 numrin e të infektuarve në këtë qytet.
Të infektuarit janë punonjës të fasonerisë dhe kontakte të tyre.
Deri tani kanë humbur jetën 30 persona dhe 750 të tjerë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus.