Një çift në Itali janë bashkë prej 70 vitesh dhe të dy e kanë mundur koronavirusin. Një histori e bukur dashurie dhe shprese vjen nga Parma ku Rufino dhe Gilda Regni, 90 dhe 88 vjeç jetojnë të lumtur pas fitores ndaj COVID-19.
Të dy së bashku kanë qenë të shtruar në të njëjtin spital pasi dolën pozitiv ndaj testit të koronavirusit. Pas shumë vuajtjesh ata ia dolën dhe u kthyen në shtëpi.
Duke parë moshën e tyre dukej gati dëshpëruese dhe e pamundur që t’ia dilnin mbanë. Madje para së të shtroheshin në spital në të njëjtën dhomë ata i kishin dhënë lamtumirën njëri-tjetrit duke menduar se nuk do të shiheshin më kurrë.
Por fatmirësisht gjithçka kaloi dhe ata janë shumë për të jetuar bashkë vitet që i kanë mbetur. Rufino dikur kolonel i karabinierëve dhe Gilda shtëpiake pasi kishin pesë fëmijë, kishin bredhur gjithë Italinë dhe vitet e fundit ishin zhvendosur në Parma, Reggio Emilia.
Itali është vend ii dytë në botë pas SHBA-së për numrin e viktimave të shkatuara nga koronavirusi, ku deri tani janë 27.359, ndërsa numri it ë infektuarve ka shkuar 201 505 në total.