Pandemia e Covid-19 është në shumë mënyra “një problem informativ”. Kush e ka virusin? Kush e ka pasur atë? Dhe a të bëjnë antitrupat imunë? Ne duhet ta quajmë veten me fat që, ndryshe nga paraardhësit tanë, të paktën kemi mjetet dixhitale për ta ndjekur , shkruan Andreas Kluth në Bloomberg.
“Por nëse duhet të ndërtojmë një gjendje mbikëqyrje, le ta bëjmë ashtu si duhet.” Shumë vende janë duke luftuar me problemin e balancimit të lirive individuale me nevojën për të mbledhur të dhënat personale. Por mbase modeli më i mirë hibrid – midis ekstremeve të liberalizmit amerikan dhe autoritarizmit kinez – është Tajvani, ku qasja mund të quhet “vetë-mbikëqyrje me pjesëmarrje”.
Në të vërtetë, i gjithë vendi është “partnerizuar vullnetarisht” me qeverinë, përmes një lloj aplikacioni të quajtur vTaiwan, për të krijuar një rrjet të të dhënave “në të cilat informacioni rrjedh nga poshtë – lartë”. Por ne gjithsesi duhet të insistojmë të kuptojmë “çfarë ndodh me informacionin tonë dhe për sa kohë”. Më mirë akoma, si në Tajvan, “ne duhet të marrim pjesë në kapjen, përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit”. / bota.al