Rama në Vlorë: Së shpejti gara ndërkombëtare për ndërtimin e Aeroportit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ditën e sotme ka kryer inspektime në zonën e Byppas-it të Vlorës. Gjatë inspektimit ai shoqërohej nga ministrja e Infrakstrukturës Belinda Balluku e kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli.

Rama është shprehur se së shpejti do të bëhet gara ndërkombëtare për të marrë përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa thekosi se ndërhyrje do të ketë edhe në Lungomare, Radhimë, Orikum – Dukat, si dhe në tunelin e Llogarasë.

Po ashtu, kryeministri premtoi se gjithë  Vlora e zona turistike do të ketë infrastrukturë të tipit europian.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

NË BYPASSIN VLORË PUNIMET PO ECIN ME RITME TË LARTA. NË KILOMETRIN E PARË KA NISUR ASFALTIMI, NDËRSA NË PJESËT E TJERA PO PUNOHET PËR SHTRESAT RRUGORE DHE VEPRAT E ARTIT.

SË SHPEJTI RINIS ATY KU U NDËRPRE NGA Covidi GARA E AEROPORTIT TË VLORËS (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) DHE MË TEJ NISIM LUNGOMAREN 3 DREJT RADHIMËS, AKSIN E RI ORIKUM-DUKAT SI EDHE PROCESIN PËR TUNELIN E LLOGARASË – NJË KOMPLEKS KANTIERESH TË REJA QË E ÇOJNË NË NIVEL EUROPIAN INFRASTRUKTURËN KRYESORE TË VLORËS DHE KREJT ZONËS TURISTIKE TË BREGDETIT JONIAN😊

#VLORAqëDUAM❤️

#ShqipëriaqëDuam🇦🇱🌞

Share This Article