Kryeministri italian Giuseppe Conte u kërkoi falje qytetarëve për vështirësitë e tyre ekonomike dhe premtoi një të ardhme më të ndritshme pasi të hiqet bllokimi.
Italia do të fillojë të dalë nga mbyllja e koronavirusit të hënën, shteti ky me mbylljen më të gjatë prej pandemisë dhe të shohë nëse dy muaj kontrollim ishin të mjaftueshëm për të shmangur një valë të re shpërthimi.
Conte pranoi se qeveria e tij ishte vonë për të paguar më shumë se 50 miliardë euro (55 miliardë dollarë) të caktuara për familjet dhe bizneset në vështirësi.
“Unë kërkoj falje në emër të qeverisë dhe ju siguroj se ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën që pagesa dhe financimi të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur,” shkroi Conte në Facebook.