Maqedonia e Veriut ka kaluar pikun e virusit, mirëpo nuk përjashtohet një valë e dytë e përhapjes së pandemisë nëse qytetarët nuk respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente, vlerëson drejtori i ISHP-së Shaban Memeti. Tani meqë pritet të lehtësohen masat, Shabani apelon që qytetarët të kenë shumë kujdes.
“Duhet të kuptojmë një gjë, që ky relaksim, kjo tolerancë, kjo ulje e kufizimeve të mos keqpërdoret. Çfarë do të thotë kjo, nëse ne do të lëshohemi deri në atë nivel që mos të kemi kujdes, që të mos respektojmë rekomadimet, që mos të vendosim maska mbrojtëse, të mos respektojmë distancën sociale, ai numër edhe mund të rritet dhe kulmi prap mund të vjen.”– tha Shaban Memeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.
Dilema rreth saktësisë së rezultateve, Osmani: Me rëndësi mënyra si merren shtrishat
Për normalizimin e situatës kanë ndikuar edhe numri i madh i testimeve të bëra, thonë ekspertët. Ka pasur raste ku te disa pacient testi u ka dalur herë negativ e herë pozitiv, mikrobiologu Dugagjin Osmani sqaron dilemen. Është me rëndësi mënyra se si mirren strishot, pasi që ka shumë faktorë që ndikojnë në rezultatin përfundimtar.
Ai siguron se ISHP disponon me nivelin më të lartë profesional të testimeve, sipas protokollit të OBSh-së “Shumë ka rëndësi se kush i merr si i merr strishot. Nga marrja e materialit, nga transportimi i materialit, edhe koha e innkubacionit. Jo rastësisht preferohet që në fund dy të mirren në afat prej 48 orëve. Në qoftë se ka rast të tillë te ndonjë pacientë të insistohet të mirret edhe njëherë strisho dhe të ndahet si mendim, apo si ekstra kontroll.”- tha Dugagjin Osmani, mikrobiolog.
Në bazë të kurbës së të infektuarve Memedi dhe Osmani nuk besojnë se numri i të infektuarve të shkojë në dy mijë, sa ishte parashikuar më herët, sepse masat janë ndërmarrë me kohë dhe kanë dhënë efektin e duhur. /TVM2/