Kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish sekretarin e Përgjithshëm të kësaj force politike, Arben Ristani janë thirrur në Prokurorinë e Tiranës lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2017.
Basha dhe Ristani do njihen nga organi i akuzës me përgjigjen e letërporosisë së SHBA-ve për çështjen.
Prokuroria nisi verifikimet për kontratën e lobimit të PD me disa kompani amerikane në nëntor të vitit 2017.
Objekt i këtij verifikimi është sqarimi i burimit të financimit për këto kontrata dhe skanimi i tyre për të parë nëse transaksionet kanë qenë të rregullta ligjërisht.
Kontrata e parë e lobimit ishte ajo mes PD dhe ‘Stonington Strategies’ me vlerë 25 mijë USD në muaj. Afati i kontratës ishte tre mujor dhe qëllimi i saj ishte ‘projektimi dhe implementimi’ i fushatës së PD.
Qëllimi i saj ishte promovimi i qëllimeve të PD në media dhe pranë figurave politike në SHBA.
Më pas PD bëri edhe një pagesë shtesë prej 500 mijë USD për sigurimin e disa takimeve ose pjesmarrje në evente në Uashington D.C./Ora news/