Pasagjerët e Eurostar duhet të mbajnë maska

albnews
By
1 Min Read

Që nga e hëna e ardhshme pasagjerët që do të udhëtojnë me Eurostar nga Mbretëria e Bashkuar duhet të mbajnë maskë për fytyrën ose të mbulojnë fytyrën, në përputhje me udhëzimet e qeverive franceze dhe belge.

Autoritetet thanë se çfarëdo lloj maske është e përshtatshme, për sa kohë që mbulon në mënyrë efektive hundën dhe gojën.

Në deklaratë thuhet se pasagjerëve pa maska do u refuzohet udhëtimi. Gjobat mund të vendosen edhe në Francë dhe Belgjikë për këdo pa maskë.

Eurostar ka ulur ndjeshëm orarin e tij të shërbimeve për Londrën, Parisin dhe Brukselin, me katër trena që funksionojnë çdo ditë sot, e diel dhe e hënë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë që mbulesat e fytyrës nga publiku i gjerë “do të jenë të dobishme” kur vendi të dalë nga bllokimi. (BBC)

Share This Article