Përfaqësues të shtabit zgjedhor të
kandidatit për president Blerim Reka dorëzuan në KSHZ kandidaturën e Rekës për
zgjedhjet presidenciale.
Në afat prej 48 orësh KSHZ do të kontrollojë të gjithë dokumentacionin dhe do të konfirmojë Rekën si një nga tre kandidatët për këto zgjedhje.
Shefi i shtabit zgjedhor të Blerim Rekës, Florin Asani, tha se fushata zgjedhore nuk do të ketë në fokus vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët e Maqedonisë.