Boris Johnson ka zbuluar se “planet e emergjencës” janë bërë ndërsa ai ishte i sëmurë rëndë në spital me coronavirus.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, tregon në një intervistë për “Sun on Sunday”, se atij iu dhanë “litra të tëra me oksigjen” për ta mbajtur gjallë.
Ai shtoi më tej se java që kaloi në spitalin St Thomas në Londër, e bëri të kuptoi se duhet të ndalojë këtë sëmundje që persona të tjerë mos të vuajnë dhe të kthejë Mbretërinë e Bashkuar “në këmbë”, pas gjithë kësaj betejë të vështirë me pandeminë e coronavirusit.
Kujtojmë se deri më tani, numërohen 182,260 të infektuar dhe 28,131 viktima në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e coronavirusit.
Vetëm pak ditë më parë e fejuara e tij, Carrie Symonds, ka sjellë në jetë një djalë. Lajmi është bërë i ditur nga Downing Street që pohon se vogëlushi erdhi në jetë në një spital të Londrës. Mamaja dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.
Johnson u rikthye në punë këtë të hënë, një muaj pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, infeksion i cili tha se i rrezikoi jetën.
Ai u diagnostikuar me koronavirus më 26 mars dhe 10 ditë më vonë u shtrua në spital nën kujdes intensiv.
“Ishte e vështirë të vesosh që vetëm në pak ditë shëndeti im u përkeqësua në atë shkallë” shprehet ai.
“Mjekët kishin çdo lloj pajisje gati në rast se gjërat shkonin keq”.
Johnson thotë se ai ndjehej “me fat”, duke patur parasysh që shumë të tjerë po vuanin, duke shtuar: “Dhe kështu, nëse më pyesni: ‘A kam dëshirë për të ndaluar vuajtjen te njerëzit e tjerë?” Po, kam dëshirë./ telegrafi.com