MPJ e Turqisë përgënjeshtron pretendimet për “provokimin e helikopterit të ministrit grek”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Nuk bëhet fjalë për provokim të helikopterit që transportonte ministrin e nderuar. Nuk i shërben për asgjë këtij vendi që të rrisë tensionet duke dramatizuar fluturimet rutinë”, tha Aksoy

Ankara

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy përgënjeshtroi pretendimet se helikopteri që transportonte ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos është provokuar nga avionët luftarakë turq, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në përgjigjen e tij me shkrim ndaj pyetjes së drejtuar ministrisë lidhur me çështjen në fjalë, Aksoy ka thënë se avionët luftarakë turq kanë kryer detyrën e tyre identifikuese në kuadër të aktiviteteve rutinore të tyre në Egje.

“Nuk bëhet fjalë për provokim të helikopterit që transportonte ministrin e nderuar. Nuk i shërben për asgjë këtij vendi që të rrisë tensionet duke dramatizuar fluturimet rutinë. Në vend të kësaj, këto çështje duhet të diskutohen brenda procesit të masave për rritjen e besimit që janë nisur mes ministrive të të dyja vendeve”, theksoi Aksoy.

Share This Article