Gjatë 24 orëve në Kosovë janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus dhe 22 persona të shëruar.
Rastet e reja me koronavirus, sipas IKSHPK-së, janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet: Rahovec dhe Zhur-Prizren.
Sipas IKSHPK-së, sot janë testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Sot janë shëruar 22 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 403 raste.
Nga data 8 shkurt deri sot janë testuar gjithsej 8.541 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 855 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes (1 rast i vdekjes më 3 maj në Zubin Potok).
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve d