ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 1 hour ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 2 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 2 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  2 hours ago
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

3 arsye pse nuk mund të krahasohen përgjigjet e vendeve të ndryshme ndaj Covid-19

albnews by albnews
5 May, 2020
in Bota
0
A po ndjek Suedia të veten rrugë – rrugën e Natyrës?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link
  1. Shkalla e vdekjes është e ndërlikuar

Ekzistojnë një numër arsyesh për të qenë skeptik në lidhje me shifrat që na thonë se një vend ka një normë më të lartë të vdekjes se një tjetër. E para është çështja e “vdekjeve të tepërta” – një rritje e përkohshme e nivelit të vdekjeve, krahasuar me tendencat historike. Numri i madh i vdekjeve të tepërta që shihen aktualisht në shumë vende është shumë më i lartë se numri zyrtar i vdekjeve që i atribuohen COVID-19.

Këtë e kanë vlerësuar një numër i madh studimesh që nga Shkolla e Biznesit në Londër deri në New York Times. Financial Times thotë se gjatë javëve të shpërthimit në muajt mars dhe prill vdekjet e tepërta globale ishin rreth 122,000, – shumë më e lartë se 77,000 vdekjet zyrtare të COVID-19 të raportuara për të njëjtat vende dhe periudha kohore.

RelatedPosts

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Ka një debat mbi arsyet e kësaj mospërputhjeje, duke filluar që nga raportimi i ulët i rasteve të koronavirusit, deri te pacientët që kanë shmangur spitalin dhe kanë vdekur në kushte shtëpie.

Profesori i universitetit të Kembrixhit, David Spiegelhalter, tha për The Financial Times: “Ka kaq shumë pyetje në lidhje me rritjen e numrit të vdekjeve që kemi pare, të cilat nuk kanë marrë [COVID-19] në certifikatën e vdekjes, megjithatë pashmangshmërisht ju i lidhni në një farë mënyre me këtë epidemi ”.

Një gjë tjetër që duhet marrë në konsideratë është edhe madhësia e popullsisë së një vendi. Kur shikohet përmes këtij lente, Belgjika ka nivelin më të lartë. Edhe pse SHBA ka parë deri tani vdekjet më të mëdha – aktualisht me më shumë se 58,000 – Belgjika është goditur më shumë kur vdekjet llogariten në raport me 100,000 të popullsisë.

2. Vendet i mbledhin në mënyrë të ndryshme të dhënat

Ekzistojnë ndryshime në mbledhjen e të dhënave, të cilat kanë një ndikim në perceptimet e reagimit të një vendi ndaj krizës.

Shifra ditore për vdekjet e COVID-19 në një vend, për shembull, mund të përfshijë vetëm ata që vdesin në spitale (ky ishte rasti në Angli, deri në fund të prillit). Kombet e tjera, siç është Franca, kanë përfshirë në shifrat e tyre edhe vdekjet në shtëpitë e kujdesit.

Numri i rasteve të COVID-19 është regjistruar ndryshe në shumë vende, ku disa përfshijnë teste në pritje dhe të tjerët lënë rezultatet nga disa laboratorë.

Po ashtu, ekzistojnë ndryshime të mëdha edhe në qasjet ndaj testimit. Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë përparësi testimit të punonjësve të vijës së përparme dhe njerëzve që janë aq të sëmurë, sa duhet të shtrohen në spital. Vende të tjera, si Koreja e Jugut, kanë miratuar modele të testimit të përgjithshëm. Kjo do të thotë që të dhënat e një vendi mund të jenë më pak të plota se të tjerët, duke e bërë shkallën e vdekjes së tijj për çdo rast të konfirmuar të duket relativisht e lartë.

3. Vendet janë shumë të ndryshme

Vendet dhe kontinentet janë shumë të ndryshme. Për shembull, Afrika ka një popullsi shumë më të re sesa Evropa – një faktor që disa ekspertë thonë se mund të ndihmojë në shpjegimin se përse deri më tani ka raportuar një numër relativisht të vogël të vdekjeve të konfirmuara.

Ka dallime të dukshme brenda një vendi në përhapjen e COVID-19 midis zonave rurale dhe urbane. Profesori epidemiolog Christl Donnelly nga Imperial College në Londër i tha programit të statistikave të BBC Radio 4 pak a shumë se: “Sa më e dendur të jetë popullsia, aq më shumë do të presim të ndodhë transmetimi”.

Thënë kështu, disa bashkësi rurale janë bërë pika të nxehta të viruseve, dhe qytete të pajisura mirë si Singapori patën sukses në kontrollin e virusit – kështu që përgjithësimet janë të vështira.

Të gjitha këto sugjerojnë se, ne duhet të bëjmë kujdes ndërsa nxjerrim përfundime kur krahasojmë drejtpërsedrejti suksesin ndaj COVID-19 të vendeve të ndryshme. (World Economic Forum)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result