Skuadra e Levskit nga Bullgaria rrezikon që të falimentojë. Një nga klubet më të suksesshme të Ballkanit, është në gjendje të rëndë financiare, shkaku i pandemisë “Covid 19”, dhe mund të falimentojë në dhjetë ditët e ardhshme.
Që tani një pjesë e punonjësve të rëndësishëm në këtë skuadër, përfshirë edhe trajnerin kanë dhënë dorëheqje.
Kjo nënkupton shpërbërjen e klubit, i cili ka qenë 26 herë kampion i Bullgarisë, që nga themelimi në vitin 1914. Nëse skuadra bullgare nuk gjenë një investitor, atëherë shumë shpejt mund të falimentojë.