Hedije Hoti nga Suhareka ka 20 vjet që jeton në Londër.
Ajo është kryeinfermiere në spitalin “North Middlesex University Hospital” në departamentin e internimeve në Londër.
Dy muajt e fundit, ajo vazhdimisht ka ndihmuar pacientët me COVID-19.
Hadije Hoti ka 12 vjet që punon në këtë spital dhe është e vetmja kosovare.
Më poshtë dëgjojeni rrëfimin e saj dhënë për Radion Evropa e Lirë.