Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Britani është rritur për 649 në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën totale të viktimave në 30,076, ka njoftuar ministri qeveritar, Robert Jenrick.
Britania ka tejkaluar të martën Italinë me numrin e viktimave të lidhura me këtë virus në Evropë.
Ministri britanik për Komunitete dhe Qeverisje Lokale, Robert Jenrick ka thënë se kompanitë ndërtimore do të mund të rifillojnë punën nëse sigurojnë kushte mbrojtëse, në mënyrë që të mirëmbahet dhe përmirësohet infrastruktura e shtetit.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur në 196,244.