Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për isedime me Serbinë ka thënë se platforma për dialog me Serbinë paraqet qëndrimin zyrtar të Kosovës në raport me bisedimet me Serbinë.
Ai ka thënë se platforma nuk ka asgjë të re dhe nuk do të duhej ta befasonte askënd, ndërkaq ka shtuar nuk e di pse është bërë gjithë ajo zhurmë në Beograd për platformën.
Limaj në një debat të organizuar nga Qendra Mediale me temën “Platforma e Kosovës për dialog realitet apo fund i dialogut”, ka thënë se Kosova shkon në bisedime në Bruksel për njohje reciproke.
“Kosova është gati të bisedoj për tema të cilat janë të hapura mes dy vendeve. Ne do të ngritim tema të cilat janë në interes tonin, sikundër që edhe Serbia mund të ngrisë tema të ndryshme, por dialogu i mundshëm më Serbinë duhet të ketë emër dhe ai emër duhet të jetë; dialog për njohje”, ka thënë Limaj, duke shtuar se Kosova është e pandashme dhe territori i saj i pacenueshëm.
“Delegacioni është i vetmi institucion që ka mandat për të dilaoguar thotë Limaj. Në çfarëdo rrethana Kosova dhe Serbia duhet njoftë njëra- tjetrën. Kosova është e gatshme për dialog. Përkundrazi është ndjerë superiore ndaj të tjerëve. Sot, unë habitem nga deklaratat e zyrtarëve të lartë serb. Ata si në kohën e Millosheviqit plasojnë mashtrime dhe të pavërteta. Më vjen keq që qytetarët serb nuk kanë mund të ditë të vërteten”, ka shtuar Limaj.
Zëvendëskryeministri i Kosovës thotë se kasta aktuale politike e ka mashtruar njëherë popullin serb dhe këtë po e bën sërish ndërkaq ka shtuar se diskursi publik në Serbi është me keq se në kohën e Millosheviqit.