Teksa protestuesit dhe forcat e policisë janë përplasur sërish përballë godinës së Parlamentit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka marrë fjalën dhe i është drejtuar me një mesazh shqiptatëve.
Kryemadhi ka deklaruar se asnjë prej shqiptarëve nuk ka se çfarë të humbasë përveçse zinxhirëve të skllavërisë, të vëna nga një pushtet i inkriminuar thellësisht.
“Asnjë nga ne nuk ka se çfarë të humbasë përveçse zinxhirëve të skllavërisë. Asnjë njeri nuk na ndalon në rrugën tonë. Ne do të vazhdojnë në misionin tonë për të kthyer vlerat shqiptare që Edi Rama i përdhosi dhe i ktheu në vlera të grabitjes, krimit dhe varfërisë. Sot më shumë se kurrë ne jemi të vendosur të ecim përpara dhe të mos ndalemi. Zoti i ndimoftë shqiptarët kudo që janë.
Deri më tani policia është “ruajtur” dhe nuk ka përdorur gaz lotsjellës. Prapa kordonit të policisë qëndron dhe autoboti me ujë me presion i cili është i gatshëm të hyjë “në aksion” pas urdhërit”, tha ajo.