ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë 4 hours ago
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 9 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 12 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 12 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Lobi shqiptar në Gjermani i shkruan Borellit: Çdo përpjekje për tkurrje të Kosovës destabilizon rëndë rajonin

albnews by albnews
7 May, 2020
in Bota, Kosova
0
Borrell: BE nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Lobit Euroatlantik Shqiptar, Shukri Ymeri, i ka derjtuar një letër Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell, pasi ky i fundit nuk ka dalë kundër idesë së korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Ymeri thotë se si organizatë joqeveritare që në përbërjë kanë intelektualë të ndryshëm e kanë parë me shqetësim deklarimin e fundit të tij rreth idesë për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

RelatedPosts

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Fshehu mijëra paunde në çorape, kapet në aeroportin Adem Jashari

Lobi Euroatlantik Shqiptar përmes kësaj letre konsideron se deklarimet e Borell njejtë sikurse ideja për prekje të kufijve mund të jenë të dëmshme për stabilitetin e rajonit, raporton Express.

Siç shkruhet në këtë letër, çfarëdo përpjekje për të lëvizur kufijtë e Kosovës do të marrë përgjigje të ashpër dhe si pasojë mund të destabilizojë rëndë Ballkanin.

“Çdo përpjekje për ti tkurrur më tej tokat e Kosovës, do të marrin përgjigje të ashpër dhe mund ta destabilizojnë rënd gjendjen në rajonin tone”, thuhet nën letër.

Letra e plotë:

Po ju drejtohem me ketë letër në emër të Lobit Euroatlantik Shqiptar me seli në Gjermani. Ne jemi një organizatë joqeveritare në përbërjen e të cilës janë intelektualë dhe përfaqësues të mërgatës shqiptare në Evropë dhe më gjerë.

Ne e kemi parë me shumë shqetësim deklaratën tuaj, lidhur më idetë qëllimkëqija që po qarkullojnë që një kohë, për mundësinë ndryshimit të kufijve, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Që në fillim duam të ua bëjmë me dije se, si të tilla, këto ide nuk janë të zbatueshme, por edhe si deklarata mund të jenë shumë të dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Andaj me mirëkuptim, kërkojmë që ju të tërhiqeni nga to dhe të fokusoheni në një dialog të mirëfilltë, sipas parimeve Evropiane për fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme.

I nderuar z. Borelli,

Vetë pavarësia e Kosovës, në kuadër të kufijve aktual është kompromis i yni, ngase trojet e Kosovës kanë qenë deri në qytetin e Nishit (sot qytet i pabanuar nga shqiptarët në Serbi, si pasojë e dëbimit gjenocidial). Shteti serb, përmes projekteve të Akademisë së Shkencave të Serbisë, (të gjitha projektet janë tashmë publike), efektivisht ka punuar për dëbimin e gjithë shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Ata arritën që përmes dhunës dhe represionit të vrasin e dëbojnë miliona shqiptarë, si rrjedhojë, sot ka më shumë shqiptarë që jetojnë në mërgatë sesa në trojet etnike. Shtypja dhe represioni kanë qenë sistematik, ai rikulmoi përsëri në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar dhe ju personalisht e keni parë se çka ishte në gjendje të bëjë regjimi brutal i Sllobodan Millosheviqit, bashkëpunëtorët e të cilit, fatkeqësisht, janë edhe sot në krye të shtetit serb.

Kufijtë aktual të Kosovës, janë të shënuar me gjakun e qindra-mijërave shqiptarëve të vrarë padrejtësisht nga Serbia në këto 150 vitet e fundit. Vetëm në vitet në vitin 1998 dhe 1999 u vranë rreth 14.000 persona, midis tyre, 1230 fëmijë, përfshirë edhe foshnje të porsalindura dhe gra shtatzëna. Rreth 20.000 gra u dhunuan dhe fshatra dhe qytete të tërë u dogjën dhe u rrafshuan, përfshirë trashëgiminë e rëndësishme kulturore dhe shpirtërore të popullit tonë. Në përfundim të luftës, fati i më shumë se 6.000 mbeti i pazgjidhur. Edhe sot, më shumë se dy dekada më pas, 1.600 persona vazhdojnë të jetë të zhdukur. Dhe familje të tëra presin në ankth ndonjë lajm për ta.

I nderuar z. Borelli,

Dialogu që ju si BE e ndërmjetësoni, duhet ta detyrojë Serbinë ti hapë arkivat dhe ti ndriçoj fatet e njerëzve tanë, që ende janë të pagjetur. Duhet ta detyroj Serbinë që të kërkoj falje për krimet e bëra, të bëjë kompensimin për dëmet e luftës. Ta kthej fondin e vjedhur të pensioneve dhe depozitave dhe trashëgimisë kulturore që padrejtësisht i mban në Beograd.

Ti dënoj vrasësit e dhunuesit, e jo ti shpërblej ata me pozita të larta në qeverinë, ushtrinë dhe policinë e Serbisë. Dhe në fund ta njoh Kosovën në kufijtë aktual, sepse ky është kompromisi ynë i dhimbshëm. Çdo përpjekje për ti tkurrur më tej tokat e Kosovës, do të marrin përgjigje të ashpër dhe mund ta destabilizojnë rënd gjendjen në rajonin tonë.

Me respekt,

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

20 December, 2025
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result