Hellas Verona ka konfirmuar se të gjithë lojtarët e saj dhe pjesëtarët e stafit kanë rezultat negativ në testin për koronavirus dhe se stërvitjet individuale rifillojnë të premten.
Te Verona luajnë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla.
Të gjitha klubet e Serie A po bëjnë kontrollime mjekësore këtë javë, për të siguruar që asnjë lojtar që do të vazhdojë stërvitjet nuk është i prekur nga virusi. Fiorentina të enjten ka bërë të ditur se gjashtë anëtarë të këtij klubi kanë dalë pozitiv.
Por te Verona rezultati i të gjitha testeve është negativ.
Prej të premtes lojtarët mund të nisin me stërvitje individuale në qendrën stërvitore. Lojtarët do të respektojnë distancën sociale.