Koronavirusi është përhapur në Wuhan që në shtator 2019?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijnë dyshime të forta se koronavirusi është përhapur që në shtator 2019 në Wuhan të Kinës. Atje u mbajtën Lojërat Ushtarake Botërore ku morën pjesë 10 mijë atletë. Disa prej tyre u sëmurën me simptoma të ngjashme të koronavirusit kur u kthyen në vendet e tyre.

Suedia ka konfirmuar dy raste me koronavirus mes atletëve të saj. Tani vjen një dëshmi e një sportisti italian. Ai thotë se infeksioni i goditi mushkëritë, shkruan “Corriere della Sera”.

“Jam i detyruar të bëj këtë deklaratë për të mbrojtur veten nga zmadhimet e shtypit”. Kështu e hap video-mesazhin Matteo Tagliariol, 37-vjeçari nga Treviso, fitues i medaljes së artë dhe të bronztë në skermë në Lojërat e Pekinit 2018.

Ai tenton të sqarojë në Instagram fjalitë e tij për sëmundjen që e goditi pasi u kthye nga Lojërat Ushtarake Botërore, që u organizuan në epiqendrën kineze të virusit nga 18 deri më 27 tetor, pak përpara shpërthimit të epidemisë.

Fjalitë e tij, përveç amplifikimeve, vërtetojnë atë që pritej nga disa gazeta. “Pas kthimit nga Wuhan unë u sëmura nga një formë akute e gripit, nga e cila u shërova duke marrë ilaçe. Zgjati më shumë se zakonisht. Në retrospektivë, meqenësë kjo formë gripi kishte ndikuar në mushkëri, mendova se mos ishet faji i astmës sime ose i koronavirusit. Mund të jetë faji i virusit. Mund të mos jetë: unë nuk e di me siguri. Isha i sëmurë, nuk e di se ku e kam marrë virusin, por kur sistemi shëndetësor të mos jetë shumë i ngarkuar, me siguri do të shkoj për t’u testuar,” thotë ai.

Delegacioni italian në Wuhan, i përshëndetur para nisjes nga presidenti Mattarella, përbëhej nga 200 persona, përfshirë atletë, teknikë dhe menaxherë. Italia fitoi 5 medalje ari, 13 argjendi dhe 12 bronzi. Matteo Tagliariol fitoi medaljen e arit në shpatë me ekipin e përbërë edhe nga Paolo Pizzo dhe Lorenzo Buzzi.

Share This Article