ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës, Avokati i Popullit zgjidhet sot 1 hour ago
Kancelari gjerman: Nuk do të lejojmë askënd ta ndajë Evropën, t’i ushtrohet presion Rusisë 1 hour ago
Shkeli sekretin hetimor, qeveria e RMV-së shkarkon Kryeprokurorin Ljupco Kocevski: Vendimi i kalon Kuvendit 2 hours ago
Europoli godet “Kartelin e Ballkanit”, të arrestuar në disa vend, sekuestrohen 5 milionë euro 2 hours ago
Lirohet nga burgu ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka 2 hours ago
Next
Prev
Home UK

Tusk për Brexit-in: Ferri ka ende vende bosh

albnews by albnews
22 March, 2019
in UK
0
Tusk për Brexit-in: Ferri ka ende vende bosh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një konferencë me nota humori dhe ironie, edhe pse vinte pas më shumë se 8 orë diskutimesh, ishte ajo e mbajtur nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, në krah të të cilit ishte edhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Të dy krerët e BE-së dolën përpara medieve për t’i informuar mbi vendimin që kishin marrë udhëheqësit e 27 vendeve të tjera të bllokut mbi planin për të shtyrë procesin që rrjedh nga aktivizimi i nenit 50, përtej 29 marsit të përcaktuar me ligj.

Çasti i parë që nxiti të qeshurat e të pranishmëve në sallë ishte lapsusi i Tuskut në lidhje me datën e shtyrjes së “Brexit”-it sipas skenarit të dytë, i cili është ai nëse ligjvënësit e Dhomës së Komunëve nuk e miratojnë marrëveshjen e shkëputjes së rakorduar mes Mayt dhe BE-së, që do të hidhet në votim javën e ardhshme për të tretën herë.

RelatedPosts

Britani: Hajdutët vjedhin qindra artefakte nga Muzeu i Bristolit

Sa gjatë mund të rezistojë realisht Britania nëse shpërthen një luftë me Rusinë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada britanike: Procesi të jetë i lirë, i drejtë dhe transparent

“Në këtë skenar, BE-ja ka rënë dakord që të shtyjë Brexit-in deri më 20 prill…12 prill më falni”, shprehet Tusk. Kjo është në fakt shtyrja më afatshkurtër e rakorduar.

I pyetur më tej për skenarin e parë, ai nëse ligjvënësit miratojnë pas 3 përpjekjesh paktin May-BE, se “sa e gjatë mund të ishte zgjatja afatgjatë” e Brexit-it nga një reporter, i cili u duk sikur bënte lojëra fjalësh, kjo situatë i la pa fjalë si Junckerin, ashtu dhe Tuskun.

Ish-kryeministri polak iu drejtua ish-kryeministrit luksemburgas me pyetjen ironike “a ke ndonjë ide?”. Ky i fundit ia ktheu përgjigjen Tuskut dhe reporterit sërish në mënyrë të papërcaktuar “deri në fund”, një shprehje që mund të interpretohet edhe si “gjithmonë ose pa fund”.

Por, ajo që i vuri vulën konferencës, që u mbyll mes të qeshurave të të gjithëve, ishte përgjigjja që shkaktoi pyetja e një reporterje duke iu referuar një deklarate të ashpër më të hershme të Tuskut, që kishte të bënte me ferrin.

“Presidenti Tusk, keni thënë më parë se ka një vend special në ferr për ata që promovonin një Brexit pa plan. Mirë, por marrëveshja për shkëputjen është pjesë e një plani. Nëse ligjvënësit britanikë nuk votojnë në favor të saj javën e ardhshme, mendoni se ai vend special në ferr duhet zgjeruar, për të përfshirë më shumë ligjvënës britanikë?”, ishte pyetja e reporteres.

“Sipas Papës, ferri është ende bosh. Kjo nënkupton se ka shumë vende”, tha Tusk.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës, Avokati i Popullit zgjidhet sot

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës, Avokati i Popullit zgjidhet sot

11 December, 2025
Kancelari gjerman: Nuk do të lejojmë askënd ta ndajë Evropën, t’i ushtrohet presion Rusisë

Kancelari gjerman: Nuk do të lejojmë askënd ta ndajë Evropën, t’i ushtrohet presion Rusisë

11 December, 2025
Shkeli sekretin hetimor, qeveria e RMV-së shkarkon Kryeprokurorin Ljupco Kocevski: Vendimi i kalon Kuvendit

Shkeli sekretin hetimor, qeveria e RMV-së shkarkon Kryeprokurorin Ljupco Kocevski: Vendimi i kalon Kuvendit

11 December, 2025
Europoli godet “Kartelin e Ballkanit”, të arrestuar në disa vend, sekuestrohen 5 milionë euro

Europoli godet “Kartelin e Ballkanit”, të arrestuar në disa vend, sekuestrohen 5 milionë euro

11 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result