14 raste të reja janë konfirmuar me Covid-19 në Kosovë nga IKSHPK, ndërkohë që vetëm dy persona janë shëruar.
Trendi i numrit dyfish më të madh të të shëruarve sesa të rasteve të reja përfundoi. Sot janë konfirmuar 14 rastë të reja me Covid-19 në Kosovë.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan dhe 1 rast Livoç i epërm), komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren) dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.
Numri total i të prekurve ka shkuar në 884, ndërsa 655 prej tyre janë shëruar. Ndërkohë 28 persona kanë vdekur nga ky virus.
IKSHPK bën thirrje që të respektohen masat që të dalim nga kriza.