113-vjeçarja është personi më i moshuar në botë që mposht koronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua 113-vjeçare nga Girona e Spanjës është shëruar nga koronavirusi. Hulumtuesit thonë se ajo është personi më i vjetër në botë që i ka mbijetuar sëmundjes së re.

Mediet lokale raportuan të hënën se Maria Branyas, e cila gjithashtu është personi më i moshuar në Spanjë, e mposhti koronavirusin pasi luftoi për disa javë me të.

Pasi kishte dalë pozitive në test, zonja Branyas ishte vendosur në karantinë në dhomën e saj në shtëpinë e të moshuarve, ndërsa më vonë doli negative në testin për koronavirus. Dy persona të tjerë në këtë shtëpi të kujdesit kanë vdekur nga virusi i ri.

Për më tepër, kur ajo ishte fëmijë, e kishte mposhtur edhe Gripin Spanjoll, që ishte pandemia më vdekjeprurëse e shekullit të kaluar, e përhapur në vitet 1918-1920, shkruan “Anadolu”.

Share This Article