Irani rihap xhamitë për disa nga netët e muajit të Ramazanit

albnews
By
1 Min Read

Të gjitha xhamitë në Iran do të rihapen përkohësisht të martën, njoftoi agjensia zyrtare e lajmeve IRIB.

Vendimi u mor në konsultim me ministrinë e shëndetësisë, citoi IRIB të thoshte Mohammad Qomi, drejtori i Organizatës Islamike të Zhvillimit.

Ministri tha të hënën se xhamitë do të ishin të hapura vetëm për tre ditë duke përkujtuar netë specifike gjatë Ramazanit dhe nuk ishte e qartë nëse ato do të qëndronin të hapura, sipas agjencisë së lajmeve Fars.

Masa lehtësuese vjen edhe pse disa pjesë të vendit kanë parë një rritje të infeksioneve.

Share This Article